“Basha dhe Berisha janë kryetarokratë, duhet të largohen të dy”, Kadilli: E shohin partinë për interesa personale

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatbardh Kadilli, ish kandidat për kryetar të Partisë Demokratike: Demokratëve nuk u intereson një parti e Berishës apo e Bashës. Atyre u intereson vetëm një parti Demorkatike. Berisha e sheh PD si një projekt personal po ashtu edhe Basha. Në këtë mënyrë cdo veprim që nuk i pëlqen njërit apo tjetrit çon në përjashtime të individëve. Prandaj asnjëri prej këtyre nuk është zgjidhje. Në grupin e punës shoh që vënë njerëz të vendosur si pasojë e lidhjeve personale. Kjo është kryetarokraci.

Të dy duhet të largohet se janë kryetarokratë. Prandaj është shpikur rrotacioni dhe kufizimi i mandatit në politikë. Ju jap një shembull, partia e Merkel hyri në një krizë pasi debati ishte se figura e saj kishte shkretuar figurat e tjera. Po të donte Merkel mund të qëndronte por ajo e di se mbaron një cikël kështu që u largua. Berisha ndërkohë nuk ikën.

Shikoni sesi po reagon partia, me një vërshëllimë të tij, një pjesë e madhe shkon pas tij. Termin e djegieve të mandateve e ka thënë Berisha si fillim. Ai ka thënë se po konsideronte mundësinë për të djegur mandatin e tij dhe është bërë në formë presioni. Unë nuk kam pasur mandat dhe kam qenë kudnër kësaj. Berisha nëse do ishte kundër do të kishte dalë kundër Bashës që atëherë. Kjo ishte një situatë që ai ka përgjegjësi të drejtëpërdrejtë. A u shpreh ai për largimet brenda PD në 2017? Jo, ishte ai që e mësonte atë ta bënte këtë. Ishte ai që e mësonte të sillet si autokrat.

Besoni ju se mbledhja e Kuvendit nuk do njihet?

Unë në përgjithësi I shmangem diskutimeve të statutit sepse ky i fundit përdoret kur u intereson. Unë shoh një aksion të Berishës. Ai do një strehim politik të mbajë emrin e pastër sepse partia e vet e përzuri. Nga ana tjetër Basha do ta mbajë partinë për përfitime personale. Demokratët duan parti ku të ndihen të respektuar se kur vijnë në pushtet vijnë Basha dhe Berisha jo qytetarët.

Berisha është mundur kur ishte kryeministër nga Edi Rama. Sot janë bërë 8 vite, janë shtuar rreth 50 mijë votues që kanë qenë 10 vjec kur ka qenë Berisha kryeministër. Ky nuk është projekt, ata që i shkojnë mbrapa Berishës janë nostalgjikë, ose që fatin e karrierës e shohin të lidhur me të. Por ka edhe nga ata të cilët shkojnë mbrapa tij sepse janë mërzitur nga Basha. Ata që kanë shkuar se mendojnë se do pastrojnë PD, unë I bëj thirrje Berishës të përmbahet sepse është kryetarokratë, nuk jeton dot partia me një monopolist si ai.

Demorkatëve u intereson e mira e partisë jo e dy personave të tjerë.Rruga ime nuk është e pamundur sepse demokratët do shohin se një PD e Bashës dhe Berishës nuk është u përket atyre. Nuk jemi më faktor përballë Edi Ramës sa kohë partia shkon o me njërin ose me tjetrin.

Zjarr Tv Ad