Ish-presidenti Bamir Topi, “Foltoren” e Sali Berishës, e ka konsideruar si një betejë për interesat personale të ish-kryeministrit.
“Një betejë për veten e tij, unë betejat me Berishën i kam bërë, kur në krah të Berishës ishte Jozefina Topalli, që ka luajtur një rol të fortë e akuzave”, tha Topi.
Topi tha se Berisha dhe Basha tashmë i kanë larë duart me njëri-tjetri, por kursehen në akuzat që ato bëjnë, kjo pasi kanë qenë bashkë në çdo akt. Një nga ato rastet, është edhe 21 janari.
“Mes tyre ka mbaruar gjithçka, nëse janë më profesionistë se aktorët e Hollyëood, hallall e paçin. Po ruajnë njëri tjetrin se janë së bashku, nëse njëri do rrisë dozën, do e rris dhe tjetri, mjafton që të hapësh 2-3 çështje që kanë mbetur po hapur, do jenë bashkë. Nuk i vendos ekuivalent në kapacitete, se njëri është kapacitet, tjetri është fanulone. E vendosa ekuivalentët thjesht në ruajtjen pasi dinë gjëra mes njëri tjetrin, në 21 janar, njëri kryeministër tjetri ministër i Brendshëm, keni parë ndonjëherë transparencë. Në atë kohë, përbaltej presidenti, kryeprokurorja, disa gazetarë, madje nuk janë marrë asnjëherë me njëri tjetrin… Simptomat janë të qarta, as lojën nuk janë të aftë ta bëjnë, gjithçka ka dalë hapur, madje unë e kam parashikuar shumë vite më parë. Këta të dy janë së bashku që nga 2005, por nuk janë vetëm në një parti politike, kanë ndarë interesa të mëdha politike, në ekzekutiv, interesa që lidhen dhe me interesa të tjera të karakterit personal, nuk futem në akuza për ko*rrupsion material, sepse nuk e kam bërë kurrë për kohë sa s’kam fakte, por pranoj verdiktin që kanë institucionet e tjera moderuara, mes tyre ka pasur një simbiozë të ko*rrupsionit politik, që përkthehet në ko*rrupsion moral, në qeverisje, në gjueti sht*rigash ndaj personi të tretë që futej në këtë lidhje dhe koha e ka vërtetuar, në 2005, 2007, 2013, 2017 dhe po ndodh në 2021. Këta i kanë bërë gjërat bashkë dhe kanë informacione për njëjti tjetrin dhe kanë një pakt virtual për të mos e akuzuar njëri-tjetrin. Ai thotë maksimumi i goditjes për Bashës thotë është “besë prerë”, ai tjetri nuk flet ose tenton që të gjejë një meaculpa për faktin që ishte i pamundur që të mblidhte institucionet e partisë për Berishën, një ekuilibër taktikë, nuk e bëjnë për lojë se gjithçka e kanë bërë me njëri-tjetrin, ka qenë njeriu më i përkëdhelur, më i suportuar dhe më i mbrojtur nga Berisha, aq sa në 2013 që votimi është bërë duke identifikuar numrat e votuesve, duke detyruar Sokol Olldashit, që edhe pse kishte një lidhje shumë të ngushtë me Berishën, por prapë e nxori jashtë. Prandaj nuk e them se ka qenë lojë”, tha Topi gjatë një interviste televizive.