Basha dhe Kryemadhi prijnë protestuesit, dorëzojnë mandatet e deputetëve

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi prijnë protestuesit drejt Kryesisë së Kuvendit, aty ku dhe pritet të bëjnë zyrtarisht dorëzimin e mandateve të deputetëve.

Bashkë me sekretarin për çështjet ligjore në PD, Gazment Bardhi, Basha hyri në Kryesi për të bërë de fakto djegien e mandateve.

Para zyrtarizimit të djegies së mandateve, Basha ftoi protestuesit që ti bashkohen.

“Ndiqmëni bashkë me të gjithë anëtarët deri për pak minuta të parlamentit, për të dorëzuar në mënyrë finale dhe të pakthyeshme mandatet e deputetëve për ti dhënë fund fasadës së këtij regjimi kriminal  dhe për të marrë në dorë fatet tona si njerëz të lirë. Të gjithë bashkë me ne për të finalizuar këtë akt historik patriotik”, deklaroi Lulzim Basha teksa mbylli protestën.

Më herët ai tha se “Për Edi Ramën dorëheqja është vetëm fillimi, ai do të shkojë para drejtësisë, aty ku e meriton sipas ligjit ndaj i bëj thirrje Policisë së Shtetit që të mos lejojë daljen nga kufijtë e Shqipërisë të të pandehurit të Popullit Edi Rama”.

Sipas tij, njeriu që iu shitet si Kryeministër ndërkombëtarëve është Maduro i Ballkanit, por me një ndryshim sipas tij, “kjo nuk është Venezuelë, kjo është Shqipëria në mes të Europës”

Zjarr Tv Ad