Basha: Dhe sa na duhet të rezistojmë?! Jo dhe shumë…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka takuar sot fermerët e Ura Vajgurore, diskutimin e problemeve për bujqësinë.

Në turin e tij ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’ nga Ura Vajgurore, Basha është shprehur se duhet rezistuar edhe pak.

‘Me siguri pyetja kryesore është: Dhe sa na duhet të rezistojmë?

Jo dhe shumë.

Ndaj jam këtu, që duke marrë frymëzim nga ju, nga duart tuaja punëtore e të ndershme, t’ju jap kurajo e t’ju them se së bashku do t’ia dalim shumë shpejt dhe se qeverinë e ardhshme do ta keni në krah tuaj, afër jush me mbështetje financiare, me investime në infrastrukturë, me subvencione pa burokraci dhe duke i thjeshtuar të gjitha që paraja e subvencionit për fermerin të vijë direkt në kontot tuaja’, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha.

“Kur të dëgjon dikush kur thua këtë hall, me siguri thotë se ku jemi, mos jemi të pushtuar! Po në fakt jemi të pushtuar nga një bandë oligarkësh.

Unë zotohem se do të jem kështu ulur përherë me ju për tu dhënë zgjidhje dhe të dilni nga borxhet. Do të ulem e t’ju dëgjoj. Nga qeveria jonë të gjitha këto probleme që e kanë sjellë bujqësinë në këtë ditë të zezë, do të trajtohen. Nuk do jeni në fund të listës, por në krye të listes së çeshtjeve për tu zgjidhur. Import-eksporti është lënë në duart e një grushti oligarkësh. Për interesa mafioze oligarkie po goditet prodhimi vendas duke i hapur portat prodhimeve të importit”, u shpreh kreu i PD.

Zjarr Tv Ad