“Basha do rrëzohet me shumë gjasa”, parashikimi i Aleksandër Çipës: Ja ‘karrigia’ politike që e pret

0
1261
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme është diskutuar në emisionin “Të Vaksinuarit” situata në Partinë Demokratike, pas debateve të ashpra Berisha-Basha dhe shpalljes së dy Kuvendeve Kombëtare në datë 11 dhjetor dhe në datë 18 dhjetor. Një nga të ftuarit e emisionit të mbrëmjes së sotme ishte Aleksandër Çipa, Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqipëtarë.

Çipa tha gjatë fjalës së tij se me shumë gjasa Lulzim Basha do të rrezohet nga kreu i Partisë Demokratike, por ndryshe nga të tjerët ai mendon se Basha nuk do të marrë fund politikisht, pasi ka ndikim te një pjesë e PD-së që është në parlament.

“Sipas të gjitha gjasave duket se do rrëzohet Lulzim Basha. Do ketë një karrige tjetër dhe është karrige politike dhe jo OJQ. Sepse do të kete domience me një kategori të caktuar në Parlament. Kur PD ka qenë në pushtet ka krijuar pushtet mbi kundërshtarin. Berisha e njeh mirë realitetin politik”, tha ai.

Pjese nga biseda ne studio

Mimoza Hajdarmataj: Nuk është normale t’i shpërqëndrojmë dëgjuesit. Kuvendin e datës 11 e kanë votuar delegatët. Njerëzit kanë firmosur pa asnjë lloj trysnie. Kushdo që ka qëllim për të garuar ta ketë vëth në vesh që sa e rëndësishme është kjo pjesmarrje. Të mos harrohet asnjëherë anëtarësia. Nëse i shkohet vetëm për fushatë, ta harrojë ai lloj kryetari. Tani është ngritur një standard. Nuk mund të thuash do ti përjashtoj. Në çfarë vendi të botës ndodh kjo?

Aulon Kalaja: 18 dhjetori dobësi e Bashës? Ka pranuar krizën?

Aleksander Çipa: Unë për të qenë korrekt do të përgjigjem prerë. Po është dobësi kjo që ka bërë. Nuk jep shenja lideri. Kam përshtypjen se ne nuk duhet të mbetemi te një detaj. Ju jeni pjesë e lidershpit të PD-së. Nuk jeni në nivelin lartë të vendimarrjes sepse nuk ju kanë dhënë mundësine jo sepse nuk keni dëshirë. Çëashtja individuale e Berishës, u përdor falë talentit që ka ai, që të dimensionohet si çështje e përplasjes së brendshme. Ka një gjë, partia juaj sot ka një kundërshtar shumë potencial, është dialektika. Ne na mungojnë idetë në debatin tonë. Sipas të gjitha gjasave duket se do rrëzohet Lulzim Basha. Do ketë një karrige tjetër dhe është karrige politike dhe jo OJQ. Sepse do të kete domience me një kategori të caktuar në Parlament. Kur PD ka qenë në pushtet ka krijuar pushtet mbi kundërshtarin. Berisha e njeh mirë realitetin politik.

Aulon Kalaja: Kemi dëgjuar se z.basha kërcënon ata që marrin pjesë në 11 dhjetor. Çfarë do ndodhë me ata njerëz?

Fatbardh Kadilli: Në të gjithë botën partia ndërron kryetarin, në PD kryetari ndërron partinë. Kur e degjova këtë u bëra pak cinik. Një kryetar që injoron presionin që i vjen partia nuk i takon më të jetë kryetar. Ky duhet të iki, ose të vijë të rikonfirmohet. Efektet e akteve tëe Bashës me legjitimitetin janë në konflikt.

Mimoza Hajdarmataj: Jam firmëtarë në themelimin e PD-së dhe nuk më heq njeri nga partia. Jam që nga dita e parë dhe s’më heq dot askush.

Akil Kraja: 18 është anti-kuvend dhe çdo vendimarrje përjashtuese nuk mund të jetë e pranueshme nga demokratët. Në 11 dhjetor shpresoj shumë që të gjithë demokratët të gjejne një hapësirë për një parti të re.

Aulon Kalaja: E kishit menduar ndonjëherë rikthimin e Berishës?

Aleksander Çipa: Në mënyrë konstante kam thënë se z.Berisha e ka dominuar PD-në, në mos drejtëpërdrejtë me hijen e tij. Nuk e konsideroj rikthim, ai ka qenë dhe vazhdon ta dominojë.

Zjarr Tv Ad