Basha e Ruçi, mesazhe ngushëllimi për të prekurit nga tërmeti në Turqi

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Krerët politik të Shqipërisë kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për të prekurit nga tërmeti në Turqi që ka shkaktuar vdekjen e 22 personave deri më tani. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një portimi në Tëitter, shpreh ngushëllimet ndaj familjarëve të vik timave. Teksa lutet për vik timat, ai shpreh solidaritet dhe i uron shërim të shpejtë të prekurve nga kjo katastrofë.

Postimi i plotë në Twitter

“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për Turqinë dhe Presidentin Erdogan për vik timat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e të prekurve. Ne i urojmë shërim të shpejtë të dëmtuarve dhe shprehim solidaritet ndaj të prekurve”.

Ka reaguar dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi duke shprehur solidaritet.

Mesazhi i Gramoz Ruçit

“Ngushëllojmë dhe ndajmë dhimbjen me popullin turk dhe familjet e vik timave. Mbështetje, kurajo e shërim të shpejtë të lënduarve. Mbështetje e solidaritet Presidentit Erdogan. Goditjet e natyrës përballohen bashkarisht”.

Zjarr Tv Ad