Basha: E sotmja do të hyjë në histori si protesta më e madhe

0
32
PROTESTA E OPOZITES - Kryetari i PD Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para Parlamentit, ku kane kerkuar doreheqjen e Kryeministrit Edi Rama, pas ngjarjes se Divjakes, ku u bllokua nje avion qe do transportonte droge.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një prononcim nga selia e PD, kreu i saj Lulzim Basha është shprehur se, kjo e sotmja ishte protesta më e madhe që Tirana ka parë në historinë e saj. Ai shtoi se, dhuna ndaj qytetarëve do të ketë përgjegjësit e saj që do të dalin para ligjit.

“E sotmja hyri në histori si dita e zgjimit kombëtar. Si dita e bashkimit më të madh që bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe Tirana kanë njohur në historinë e saj dhe për këtë çdo shqiptar sot, çdo brez që vjen ju ka një borxh. Misionarëv e të demokracisë, misionarëv e të Shqipërisë si gjithë Europa. Sot më në panik se kurrë kufoma politike e Ramës dhe klikës së tij shpërkallëzoi dhunën e paprovokuar të qytetarëve për ti shpërndarë e për ti larguar nga protesta. Por përgjigjen e mori nga populli”, u shpreh Basha.

 

Zjarr Tv Ad