“Basha është histori e humbur, ka mashtruar demokratët”, Hoxha: Çështje ditësh legjitimiteti i “Foltores” në krye të PD, do shkojmë në seli shumë shpejt

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në Faxnews ka qenë i ftuar Lisandër Hoxha, ish-nënkryetar i FRPD, qëe ka folur rreth protestave të qytetarëve por edhe mbi situatën brenda Partisë Demokratike.Sipas tij duheshin marrë masa që mos të rriteshin çmimet për këtë arsye edhe qytetarët dolën në protestë.

Ndërkohë më tej Hoxha ka thënë se opozita deri dje ka qenë inkezistente dhe pjesë e pazarit. Ndër të tjera ai tha se është çështje ditësh që “Foltorja” të marrë drejtimin e PD nga selia. Hoxha: Buka të mos rritej me 20 %, sa familje flenë pa bukë, ky hall po i nxjerr njerëzit ditën e shtunë në shesh. Eshtë luftë për bukë.

Opozitë inekzistente?

Është e vërtëte, opozita është parë si pjesë e pazarit, se ashtu ka qenë, 6 marsi tregoi se kush grupim është mazhorancë, ka lindur shpresa, po rikonfirmojnë veten si anëtarë, që të bëjnë ndryshimin e mirëpritur.

Shqiptarët nuk e durojnë këtë situatë, mosbesimi ndaj opozitës i ka stepur. Nga kriza e PD ka lindur “Foltorja”, kishte një krizë politikë të provokuar nga Basha, që u materializua nga një levizje e brendshme, e u përballëm me nje rezistencë absurde. Për herë të parë në 30 vite logo e PD doli në vend të tretë, Basha sot është i çarmatosur, në betejën që nisi brenda demokratëve.

Opozitën e mban gjallë legjitimiteti mbi votën. Me këtë PD do të mundim Ramën. Ambasadat dhe ambasadorët nuk kanë punë në zhvillimet tona të brendshme, kemi mekanizmat e duhura përmes Kuvendit Kombetar. Basha është një histori e humbur, nuk bëjmë kompromis mbi vullnetin e demokratëve, deputetët e kanë kuptuar se me Bashën janë mashtruar, ata po kthehen te elektorati i tyre.

Unë them se situata ëhstë drejt bashkimit, çështje ditësh legjitimiteti i drejtimit të PD nga “Foltorja”. Ne do të shkojmë në seli shumë shpejt dhe do e drejtojmë elektoratin deri aty. Duam rrugën legjitime të bashkimit që vjen përmes statutit. Sot PD duhet ti hapet shoqësirë, të rinjve. Basha nuk është më problem. PD ka nevojë për frymë të re.

Zjarr Tv Ad