Basha flet me shifra: Ja sa miliona po vjedh Rama me rrugët e reja

0
3

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se po vjedh paratë e shqiptarëve për të ndërtuar rrugë aspak cilësore.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha u shpreh se vetëm në 600 metra rrugë në bulevardin “Zogu i Parë”, Rama do të fitojë 6 milionë euro nga paratë e shqitparëve, të cilat sipas tij, do t’i ndajë me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kompaninë “Fusha”.

Ndër të tjera, Basha ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer pas për shqyrtim koncesionin për rrugën “Milot-Balldren”.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Para një muaj denoncova qasjen e fundit të grabitjes së pasurive dhe parave publike të shqiptarëve nga Edi Rama.

Modeli i tij është një model tipik i regjimeve të korruptuara në botë:

FRY KOSTON E PROJEKTEVE PUBLIKE, MERR MBRAPSHT NGA KLIENTI PARATË MBI KOSTO.

Në anglisht këto quhen skema KICK-BACK

Të gjtiha koncesionet e Edi Ramës janë të tilla:

FRY KOSTON DERI DISA HERË, JEPUA TENDERIN KLIENTËVE, PASTAJ NDAJ ME KLIENTËT PARATË MBI KOSTO.

Kjo shpjegon se pse rrugët që do të ndërtohen në Shqipëri kushtojnë disa herë më shumë se ato në Europën perëndimore edhe pse me cilësi shumë më të dobët.

Kjo shpjegon se pse 600 metra bulevard nga Sheshi Skënderbej tek Stacioni i Trenit do të kushtojë shqiptarëve mbi 5 milionë euro. Nuk bën më shumë se 1 milionë euro. 4 milionë euro do të ndahet mes Fushës dhe Edi Ramës.

Kjo shpjegon pse rruga Milot-Balldre vetëm 17 kilometra do t’u kushtojë shqiptarëve 256 milionë euro.

Presidenti i Republikës e ktheu ligjin e këtij koncesioni, një vendim që e përshemdes, duke zbuluar se si sipas vetë burimeve zyrtare kosto u rrit artificialisht me mbi 50 milionë euro, veprim që e përshëndes. Rritja faktike e kostos është afro 150 milionë euro pra 3 fish. Ky është Kick-back I Milot Balldre, përfitimi që do të ndajë Edi Rama me oligarkun.

Studimi i fizibiliteti të vetë qeverisë ka treguar se në fakt kotsoja e rrugës Thumanë – Kashar është fryrë me 100 milionë euro. Në fakt është mbi 220 milionë euro. Ky është rryshfeti i Thumanë Kashar.

Modeli i fryrjes së kostos tregon pse rruga Dukat Orikum me një korsi dhe vetëm 14 kilometra do të kushtojë 70 milionë euro, kur kostoja e saj nuk është më shumë se 20 milionë euro. 50 milionë euro do të dnahen midis Hjikurisë dhe Edi Ramës.

Ky model — fry koston, dhe vidhi me klientët të gjitha paratë shtesë — është përdorur në çdo koncesion që ka dhënë Edi Rama.