Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka nisur turin e tij elektoral nga Saranda. Përpara mbështësve demokratë, Basha tha se sot nis një ditë e veçantë.Kryedemokrati, u shpreh se do të jetë sot në 9 qytete të Shqipërisë, ku do të kërkojë të votojnë numrin 9.
“Mirëmëngjes nga perla e Mesdheut. Saranda e bukur e shpresës e bujarisë. Sot është një ditë e veçantë ku nis sot rrugëtimi nga Saranda, sot do të jem në 9 qytete të Shqipërisë, 9 për ndryshim. Nga Saranda, në Tropojë, anembanë vendit aty ku entuziazmi për ndryshim është i jashtëzakonshëm. Ditën që do të nisë javën drejt së dielës së 25 prillit ku fitorja do t’i takojë çdo shqiptari. Dielli i Srandës nuk do të jetë më vetëm fakt i natyrës, me votë ata do të sjellin 300 ditë ekonomi dhe mirëqënie.
E kanë lënë për tetë vite rrugën Kardhiq Delvinë pa mbaruar. Energjia ka problemet e saj, që dëmton ekonomitë sarandiote. Tetë vite nuk ka bërë asgjë dhe tani dështimi po troket prap në derën tuaj dhe kërkon edhe katër vite të tjera. nuk do tja hapim derën dështimit. Më 25 prill do të zgjedhim ndryshimin, tha Basha. Kreu i demokratëve, refuzoi edhe njëherë këtë mëngjes ftesën e Kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim. Basha tha se koha e tij ka mbaruar dhe shqiptarët do ta largojnë me votë.
“Kërkon të bëhet pjesë e qeverisë sonë. Përgjigja ime është jo. Koha jote ka mbaruar, për tetë vite me radhë nuk bëre asgjë për shqiptarët. Tetë vite dështime nuk ka më kohë për Edi Ramën, me 25 prill e largojmë me votë. Të gjithë e kanë kuptuar edhe socialistët, nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën. Le të bëhemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë të mundur ndryshimin për çdo shqiptar. Votoni numrin 9 për ndryshimi dhe të ardhmen. Qeveria e dalë nga vota juaj do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Qeveria brenda 100 ditëve te para do te hapë negociatat. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ndryshim se të gjithë bashkë ne do tja dalim ta ndryshojmë këtë realitet vetëm duke votuar numrin 9,” tha Basha.