Basha flet për grabitjen: Emergjencë kombëtare, t’i japim fund regjimit

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp nga selia blu komentoi grabitjen spektakolare të një dite më parë dhe akuzoi policinë se nuk po bën detyrat e saj. Basha tha se policia hedh gaz lotsjellës në shtëpitë e shqiptarëve për t’i prishur ato, por grabitjet si ajo e djeshmja nuk i ndalon dot.

“Në vend s’ka rend publik e siguri, policia është kthyer në një bandë që e ka lënë të lirë krimin dhe po dhunon në mënyrë shtazarake qytetarët. Dje policia hyri brenda banesave te Bregu i Lumit dhe hodhi gaz lotsjellës brenda shtëpive ku ishin edhe fëmijë të mitur. Tre qytetarë shkuan me fraktura në spital, 10 qytetarë u shoqëruan. Polica po përdoret vetëm për një qëllim, luftë kundër popullit dhe njerëzve të pafajshëm që mbrojnë shtëpitë e tyre”,- tha ai.

E gjitha kjo sipas Bashës, ndodh sepse qeveria ka bërë pakt me krimin. Ai ftoi shqiptarët në protestën e 13 Prillit për t’i dhënë fund këtyre lidhjeve. Basha tha ndër të tjera se vendi sot është në emergjencë kombëtare.

“Vrasjet, tritoli dhe grabitjet me armë po trondisin sigurinë mes qyteteve tona. Kur në Rinas që është zona me sigurinë më të lartë grabitet avioni i linjës ndërkombëtare në mes të ditës, çdo kush e kupton se në çfarë niveli është policia e në çfarë niveli është katandisur siguria. Kjo ndodh se shteti ka rënë. Arsyeja kryesore e rënies së shtetit është pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime. Dhënia fund e këtij regjimi është sot emergjencë kombëtare, ndaj protestojmë të shtunën”,- tha Basha.

 

Zjarr Tv Ad