Basha flet për takimin me ambasadoren Kim: Nuk ka politikanë të paprekshëm! SHBA është e interesuar që Shqipëria të ketë institucione demokratike funksionale

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur edhe për takimin me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të interesuar që në Shqipëri të ketë institucione demokratike funksionale duke përfshirë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Përsa i përket raportimit të fundit të Transparency International për korrupsionin, Basha u tha se ky raport konfirmoi se korrupsioni është armiku më i mad hi shqiptarëve, ndërsa shtoi se duhet punuar që shqiptarëve t’u rikthehet shpresa që në këtë vend nuk ka politikanë të paprekshëm të cilët mund të bëjnë gjithçka që duan.

“Mendoj se qëndrimi i SHBA-ve është i qartë dhe nuk ka nevojë për koment. Ata janë të vetëdijshëm që Shqipëria prej kohësh ndodhet në një krizë. Raporti i fundit i Transparency Internacional që është një raport referencë për raportet e DASH, rikonfirmon korrupsionin si armikun më të madh të mirëqenies të shqiptarëve dhe besoj siç e keni parë edhe nëpërmjet komunikimit të ambasadores dhe ambasadës dhe në bashkëbisedimin tonë, një pjesë e madhe e ka zënë lufta kundër korrupsionit i cili duhet të zhvillohet nga maja e piramidës shtetërore nga vetë qeveria dhe të shtrihet kudo me rezultat.

Rezultati është ndëshkueshmëria jo thjeshtë figurinave, bishtit po të shkojmë deri te koka dhe rezultati i ndëshkueshmërisë do të jetë që shqiptarëve t’u kthehet shpresa që në këtë vend nuk ka politikanë të paprekshëm të cilët mund të bëjnë gjithçka që duan siç është afera e inceneratorëve ku janë të përfshirë të gjithë nga kreu i qeverisë e të gjithë të tjerët apo aferat e tjera korruptive dhe të mos japin llogari. Përkundrazi, të kemi një drejtësi e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Të kemi institucione të pavarura të cilat u përkasin qytetarëve dhe të kemi një politikë të pastër me një fytyrë njerëzore që u ofron shqiptarëve shërbim, iu ofron shqiptarëve shpresë, iu ofron shqiptarëve institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe jo një politikë si kjo që kemi sot ku “Trekëndëshi o Bermudës” thith gjithçka të mirë që ky vend ka, përthith shpresën e shqiptarëve, dritën e shqiptarëve, besimin e shqiptarëve tek e nesërmja vetëm e vetëm për të mbajtur njëri-tjetrin, vetëm e vetëm për të mbajtur të keqen.

Meqë më pyete për takimin kemi folur edhe për forcimin e demokracisë në vend, hapat që duhen hedhur dhe për mbështetjen amerikane në këtë proces. Ajo që mund të konfirmoj është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të interesuar që në Shqipëri të ketë  institucione demokratike funksionale duke përfshirë zgjedhje të lira dhe të ndershme, krimet zgjedhore të 25 prillit dhe në të kaluarën të ndëshkohen, të kemi një reformë të vërtetë zgjedhore”, tha Basha në Kjo Javë.

Zjarr Tv Ad