Basha flet për Zgjedhjet e 25 Prillit: Ky rezultat nuk do të njihet kurrë…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se rezultati i Zgjedhjeve të 25 Prillit nuk do të njihet kurrë.

Në takimin e zhvilluar me qytetarë në Durrës, kryedemokrati tha se hetimet për procesin zgjedhor është një sfidë për drejtësinë e re.

Kryedemokrati theksoi se PD do të dokumentojë deri në fund provat dhe do ta vazhdojmë betejën.

“Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të  ardhëm e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi, u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad