Basha fut në kurth anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së/ I fton për kafe në zyrë dhe i detyron që të firmosin për Kuvendin e 18 Dhjetorit

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ajo që nuk ndodhte prej kohësh, ndodh tani.

Lulzim Basha ka vendosur të thërrasë për ‘kafe’, anëtarët e Këshillit Kombëtar të cilët nuk i takonte ndonjëherë. Por ajo që ndodh pas kësaj kafe është aq sa e paprecedentë edhe e çuditshme.

Burime të sigurta nga anëtarë të Këshillit Kombëtar kanë bërë me ditur për SYRI-n se prej ditësh ata ftohen njeri pas tjetrit për një kafe në zyrën e Bashës. Kur dalin nga zyra gjenden përballë një formulari që i pret në paradhomën e Bashës për ta firmosur.

Formulari është thirrja për kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga kryesia e emëruar e Lulzim Bashës. Anëtarët e KK që kanë firmosur për 11 Dhjetorin, megjithëse i sqarojnë se kanë firmosur për Kuvendin e delegatëve të 11 Dhjetorit, joshen me përgjërimin e paradhomës së Bashës se nuk ka problem, por aman firmoseni edhe këtë formular.

Anëtarët e KK se PD-së duhet ta dinë se po ftohen për kafe dhe ‘respektohen’ nga kryetari që nuk i priste kurrë në takim ose i gënjente vazhdimisht për takime imagjinare, me qëllimin e vetëm që të firmosin për anti kuvendin e 18 Dhjetorit.

Zjarr Tv Ad