Basha: Grupi i PD unanim, djegim mandatet e deputetëve

0
21

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha, komunikoi për mediat se grupi vendosi unanimisht djegien e mandateve të deputetëve.

Ai deklaroi se duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi, për shkak të kapjes sipas tij, të qeverisë në flagrancë duke vjedhur votat e shqiptarëve, dhe kapjes në afera korruptive dhe në kushtet e eliminimit të parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese, kapjes së sistemit të drejtësisë, etj., dhe duke mbështetur propozimin për një qeveri tranzitore e gatshme të marrë hapat e nevojshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme u dol me vendim.

“Grupi vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të Partisë Demokratike, në Kuvendin e dalë me votat e krimit.  Grupi parlamentar autorizoi kryetarin e partisë që të ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë”, deklaroi Lulzim Basha.

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama iu kërkoi deputetëve socialistë në mbledhjen e sotme të grupit, që të vijojnë punën për përgatitjen e zgjedhje lokale të 30 qershorit.

“Hyjnë nuk hyjnë ata në zgjedhje, që unë them që do hyjnë pasi të bëjnë sikur nuk hyjnë deri në minutën e fundit, ne duhet të fitojmë jo thjesht votat e shumicës, por zemrat e besimin edhe të më shumë qytetarëve se sa herën e shkuar”, tha Rama në mbledhjen e grupit.