Basha i bën thirrje Ramës: Urgjent të hapen spitalet rajonale

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka folur në lidhje me situatën e krijuar në vendin tonë nga pandemia

Basha është shprehur që Kryeministri Edi Rama, nuk ka ndërmend të bëjë planë lidhur me pandeminë.

Gjithashtu, Basha foli para gazetarëve, se qeveria duhet të hapë urgjent spitalet rajonale, ku të krijojë mundësinë të bëjë një numër të saktë testimesh.

Kreu i PD-së, tha se s’do e përdorte kurrë këtë situatë për kundërshtim politik, sepse sipas Bashës, pandemia nuk asgjësohet pa një plan.

“Është e qartë që Rama ka d ështuar me planin e pandemisë. Pa plan nuk e lufton dot pandeminë dhe nuk e mposht dot pandeminë për të shpëtuar jetë njerëzish. Kjo ka qenë thirrja ime, një plan serioz për pandeminë, që nis me një numër të saktë testimesh, me pajisjen e spitaleve me pajisje, mjekë e infermierë. Nuk ka zgjidhje tjetër, përveç vënies së spitaleve rajonale në funksion të kësaj beteje. Nëse spitalet rajonale do të ishin përgatitur nuk do të ishim në këtë gjendje kolapsi, që jemi sot. Ne jemi të gjithë dëshmitarë të fatkeqësisë. Është e domosdoshme të veprohet urgjentisht me një plan dhe jo kuturu. Pandemia nuk menaxhohet pa plan. Dje kryeministri tha se shkollat nuk janë vatra, sot u vendos mbyllja e pjesshme e tyre. Duhet një qeveri e përgjegjshme, që lë gjithçka për të menaxhuar pandeminë. Mirëpres çdo lloj reflektimi. S’më shkon mendja kurrë që këto momente të vështira të kem parasysh kundërshtarin politik. Sa jetë do ishin shpëtuar, nëse do ishin marrë masa. Qeveria dhe Edi Rama nuk kanë plan, dhe pikërisht kjo më shqetëson sot”,-është shprehur Basha.

Zjarr Tv Ad