Basha i habit të gjithë me atë që thotë: Më 25 Prill unë mora 94 mandate, por mi vodhën…

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë konferencës së sotme me median, ka lëshuar një deklaratë e cila i ka habitur të gjithë. Ai deklaroi se është  i bindur se nëse më 25 prill nuk do ja vidhinin votat, PD do të kishte siguruar 94 mandate, me të cilat mund të ndryshonte edhe e vetme Kushtetutën e Shqipërisë.

‘Kjo që tani është depozituar përfaqëson vullnetin politik të PD. S’kam asnjë dyshim se do të kishim 94 votat e nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën, por edhe po t’i kishim i qëndroj sot kësaj si kryetar i opozitës i qëndroj dhe nesër nga pozitat e kryetarit të mazhorancës, unë gjykoj që ndryshime të tilla kushtetuese duhet patjetër konsensus bipartizan’, tha Basha me seriozitetin më të madh.

Kreu i PD duke komentuar amendamentin për vettingun e  politikanëve tha se ai synon  pastrimin e politikën shqiptare nga ‘llumi i shoqërisë’.

‘Këto nuk mund të shikohen si masa propagande apo represive ndaj njërës anë apo tjetrës, është interesi i gjithë shqitarëve që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarëissht siglës politike që kanë mbajtur ndonjëherë e kanë ndërruar apo kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për t’u pasuruar paligjshmërisht e kanë futur në politikë llumin e shoqërisë.

Kush e sheh si ekspeditë ndëshkimore të PD ndaj oligarkëve dhe shefave të tyre, shefit të tyre politik aktualisht dhe qeverisë së tij e ka gabim, pa pikë diskutimi meritojnë një ekspeditë ndëshkimore por ne nuk jemi ekspeditë, ne jemi opozita e vendit do jemi zëri e aspirata’, deklaroi Lulzim Basha.

 

Zjarr Tv Ad