Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, shprehet se Krydemokrati Lulzim Basha është i kapur nga kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për Ora News, Bylykbashi shprehet se ai personalisht ka fakte të tjera në lidhje me Bashën, ndërkohë që shton se ato do të dalin.
Oerd Bylykbashi: “Unë jam nga ata politikanë që dëshiroj të gjykoj në bazë të fakteve. Faktet dalin. Unë di fakte të tjera, por kemi zhvillime të fundit që po dëgjojmë, mbetet për t’u parë se si do dalin në lidhje me këto të ‘Toyota Yaris’. Janë fakte që dalin dhe mund t’i analizosh publikisht dhe në aspektin juridik. Basha ka vepruar në një seri faktesh që e ka shtyrë nga një veprim i gabuar në tjetrin. Basha kërkon ta ketë mburojë PD”.
Kujtojmë se ish-Kryeministri Sali Berisa ka hedhur akuza ndaj Bashës duke thënë se ky i fundit mbahet peng nga Rama peng me dosjen ‘Muzin’ dhe ‘Toyota Yaris’.