Basha i largoi me një të rënë të lapsit/ Berisha rikthen në terren Imamin, Mimën, Turkun dhe Tafajn

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që nga dita që nisi Foltoren e deri më sot Sali Berisha ka vërtetuar në sytë e publikut se ai ka mbështetjen masive të demokratëve. Ndërsa flasim më shumë se 10 deputetë të grupit parlamentar demokrat mbështesin Komisionin e Rithemelimit, u kuptua se shumica e demokratëve kërkojnë Berishën si prijës të tyre në përballjen me Ramën.

Por Berisha nuk është ndalur me kaq. Ashtu sic bëri edhe në 2005-ën ku bashkoi PD-në me të gjitha fraksionet e saj, edhe tani ai po rikthen në parti të gjithë kontribuesit historikë të saj që u larguan me një të rënë të lapsit nga Basha.

Në Dibër, ish-ministri i Arsimit gjatë qeverisjes së Berishës, Myqerem Tafaj do të jetë pjesë e grupit të punës që do të mbështes kandidatin Premtim Kryemadhi.Ndërkohë që ish-nënkryetari i Parlamentit, Ardian Turku do të mbështesë kandidatin e Komisionit të Rithemelimit në bashkinë e Rrogozhinës, Hekuran Xhani.

Me sa duket Berisha po kerkon ta rikthejë edhe një herë të djathtë si superfuqi politike në vend dhe për këtë ka recetën e suksesshme; bashkimin e vlerave dhe kontribuesve historikë të saj.

Zjarr Tv Ad