Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat në Shkodër, ndërsa ka komentuar edhe deklaratat e delegacionit të PE se kriza politike mund të dëmtojë hapjen e negociatave dhe se djegia e mandatave nuk është rruga për zgjidhjen e problemeve.
Basha tha se nuk komenton deklaratat e miqve të huaj dhe se rrugën drejt Evropës e pengon krimi dhe korrupsioni.
“Nuk komentoj kurrë deklaratat e miqve të huaj. Kemi 3 dekada që udhëtojmë drejt Evropës. Ky është një rrugëtim i dhimbshëm, por është rruga e vetëm që do ta çojë Shqipërinë në Evropë dhe drejt mirëqenies. Në këtë rrugëtim është radha jonë të bëjmë këtë sakrificë sepse ne luftojmë për vlerat e Evropës. Rrugën drejt Evropës e pengon krimi dhe korrupsioni. Nuk shkohet me gënjeshtra, por me vlera. Pengesa kryesore për integrimin në BE është Shqipëria si Kolumbia”- tha Basha.