Basha i përgjigjet Ramës: S’do ketë pakte kulisash, dialog kombëtar

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Na propozojnë kapitullimin. Edi Rama na propozon që më 30 qershor ne të bëjmë sehir teksa ai bën efektivisht një grusht shteti, zgjedhje false”. Kështu deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha nga Durrësi pasditen e sotme, duke i kthyer dhe një përgjigje letrës publike të kryeministrit Edi Rama.

Por ai tha se ne e kemi bërë zgjedhjen dhe se PD ka ndalur çdo kalkulim politik. Kryedemokrati Basha theksoi se nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli.

“Nuk luajmë lojën me portat e vogla të krimit si Edi Rama. Nuk ka asnjë hap pas. Misioni ynë është një mission kombëtar. Në historinë e shoqërive në përballje të tilla, vijnë momente si ky ku ndodhemi sot, ku një parti e madhe me një histori të madhe dhe një mision të madh kombëtar, si Partia Demokratike e Shqipërisë, duhet të vendosë nëse duhet të zgjedhë rrugën e rehatit, rrugën e pazarit, rrugën e kompromisit me të keqen për hir të pushtetit dhe karriges, apo rrugën e vështirë, të drejtë dhe hyjnore të betejës për njerëzit, për Shqipërinë, për të ardhmen e saj.
Ne e kemi bërë zgjedhjen. Ne jemi në krah të njerëzve. Ne jemi në krah të projektit tonë me të cilën lindëm, projektin për Shqipërinë si gjithë Europa. Ne kemi ndalur çdo kalkulim të vogël politik. Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit dhe të oligarkëve, siç luan I babëzitur nga mëngjesi deri në darkë Edi Rama. Nuk e njohim dhe nuk e pranojmë atë lojë. Ne nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve. Ne jemi ngritur mbi interesat tona të ngushta politike”, deklaroi Basha.

Ai tha se kjo betejë nuk do të mbarojë thjeshtë me largimin e Edi Ramës. “Largimi i Edi Ramës është hapi i parë i panegociushëm, hapi që do ti hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës. Por, fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë, do ta kenë përsëri shqiptarët.
Deputetë të zgjedhur drejtëpërdrejtë në 100 zona maxhoritare, apo sistem kombëtar me lista të hapura. Senat që e ngadalëson dhe e bën transparent procesin legjislativ. President me kompetenca të plota që kontrollon dhe balancon pushtetet, pse jo president të zgjedhur nga populli. Ndarje dhe balancim të pushteteve që garantojnë gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur dhe që zbatojnë ligjin. Referendume popullore, lokale dhe kombëtare, që sovrani, populli të ketë gjithmonë mundësinë, levën, për të ju mbivendosur çdo politikani që humb arsyen dhe kërkon të mashtrojë votuesit. Referendum për gjithçka që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë, jetën.  Këto janë disa nga propozimet, për të cilat angazhohem sot se nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli”, theksoi Basha.

Zjarr Tv Ad