Basha i përgjigjet Ramës: Testimi masiv zbulon sa thellë është futur virusi në familjet tona

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me poropozimet e opozitës për testimin masiv të cilat nuk janë marrë parasysh nga qeveria.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha thekson se testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet shqiptare.

Sipas tij kryeministri po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është.

Postimi i plotë

‘Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është.

Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij.”

Më herët ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ironizoi kërkesën e opozitës për rritjen e testimit të popullatës për COVID 19.

Zjarr Tv Ad