Avokat Spartak Ngjela është i mendimit se shpallja ‘non-grata’ i Sali Berishës nga SHBA, i hapur rrugën Lulzim Bashës, i cili është i preferuari i Uashingtonit.
Deklarata e Ngjelës:
“Basha është favorit i Uashingtonit këtu, sepse ka vepruar sipas kërkesës së politikës amerikane. Nuk ka pas një konflikt Basha-Berisha, por Basha me ultimatumin amerikan nxori nga grupi i PD Sali Berishën, sepse është non grata me gjithë familjen për korrupsion dhe një varg shkeljesh penale. Nëse nuk largohej Berisha, do dilte e gjithë PD “non grata”. Njërin e pranon SHBA, tjetrin nuk e pranon. Shqipëria do prishë marrëdhëniet me SHBA për Sali Berishën? Këtu ka një lëvizje anti-amerikane të Saliut. E vetmja lëvizje anti-amerikane është ajo e Saliut. Kjo që po bën Saliu, nuk ka ndodhur askund në botë.I ka ardhur ndonjë republikan me potencë që ta takojë. Jo. Edhe thotë se jam republikan”, deklaroi Ngjela.