Drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike vazhdojnë të injorojnë një urdhër të mbërritur nga kryetari “i shkarkuar”, Lulzim Basha.
Në urdhrin e mbërritur pranë sekretarëve të degëve, të firmosur nga kryedemokrati Basha, thuhet se ata janë shkarkuar. Sekretarja e degës 9 në Tiranë, Eda Grimçi thotë se nuk e njeh vendimin e Bashës dhe se nuk pranon të dorëzojë detyrën. Ajo shprehet se njeh si autoritet të vetëm Komisionin e Rithemelimit të PD.
“Të nderuar anëtarë të PD Dega 9, nuk njoh dhe nuk pranoj dorëzimin e detyrës te asnjë që është i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar. Njoh si autoritet të vetëm Komisionin e Rithemelimit të PD.
Jemi në kulmin e punës për organizimin e referendumit dhe nuk do të tradhtojmë vullnetin dhe misionin që na ka ngarkuar organi më i lartë i PD, Kuvendi i saj Kombëtar. Nga Eda Grimçi, Sekretare e Degës 9, Tiranë”, thuhet në reagimin e saj.