Basha: Jemi vendi me më pak testime

0
2

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një komunikim live me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë ka denoncuar neglizhencën fatale të qeverisë Rama për të marrë masa në lidhje me situatën e pandemisë Covid-19, që sa vjen edhe po bëhet më alarmante.

‘Mësuesit në Kosovë janë testuar dhe ka një përkushtim për t’i testuar në mënyrë periodike.

Kurse te ne kryeministri nuk ua vuri veshin fare këshillave dhe sugjerimeve tona, po kështu as ministria përkatëse.

Kjo që bëjmë sot nuk është një mbledhje e parakohshme.

Jemi futur tashmë në një garë me kohën.

Është e pafalshme që 6 muaj pas pandemisë, nuk kanë asnjë informacion se si do të procedohet me masat.

Nuk dua të merrem me këtë dështim tani, nuk ka kohë.

Por është e pafalshme që nëse ke dështuar në 6 muaj, të mos marrësh parasysh një dështim tjetër.  

Sot ne mbetemi vendi me numrin më të ulët të testimeve’, tha ndër të tjera Basha.