Basha jep alarmin: Kriminelët e kërkuar në BE, shëtisin në Shqipëri

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reportazhi i “Rai 3” për trekëndësh e trafikut të kanabisit Meksikë-Kolumbi-Shqipëri nxori në një deklaratë pëër mediat kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Për Bashën gjetjet e këtij dokumentari dhe deklaratat e funksionarëve të lartë të policisë dhe prokurorisë së Antimafias italiane për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në Shqipërisë janë tronditëse.

Basha: E gjithë Italia dhe Europa sikundër Shqipëria është tronditur nga dëshmitë që kanë sjellë policët dhe prokurorët për drogën.Kanabisi po kultivohet në 1/3 e territorit të Shqipërisë, sasisa e kanabisit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar.

Krimi shqiptar ka ndërtuar celula në gjithë Evropën dhe Amerikën Latine. Organizatat shqiptare kontrollojnë gjithë trafikun e heroinës. Organizatat shqiptare janë kthyer në lojtarë të mëdhenj të trafikut, që e marrin në Evropë dhe e fusin në Shqipëri.

Krimi shqiptar është zhvilluar për shkak të pandëshkueshmërisë. Krimi ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes dhe ka mbështetjen e të gjithëve. Kriminelët e kërkuar në Evropë shëtisin të lirë në Shqipëri. Kjo po e kthen Shqipërinë në një shtet të falimentuar, që kontrollohet nga krimi. Çdo gjë është e financuar nga paratë e drogës.

Zjarr Tv Ad