‘Basha ka të drejtë që të ndërhyjë në FRPD, aq sa kam unë të shpall zgjedhjet për kryetar partie’, Belind Këlliçi zbulon çfarë do të ndodhë sot pasdite

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka qenë i ftuar sot në studion e lajmeve të Fax News, ku ka folur në lidhje me vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Forumit Rinor.

Këlliçi tha se vendimi i tij ishte tërësisht personal, dhe është bërë që të mos kishte përplasje, se ai po mbante postin për hir të përplasjeve të brendshm e në këtë forcë politike.

Sipas Këlliçit sot pasdite do të ketë një mbledhje të strukturave të FRPD-së, ku do të vendosen dhe modalitetet për garën, ku do të zgjidhet kryetari i ri. Këlliçi tha se Basha nuk ka asnjë të drejtë që të ndërhyjë në FRPD, pasi funksionon si një organizatë më vete.

“Unë ciklin tim brenda Forumit Rinor e kam kryer, por e rëndësishme është që deri në sekondën e fundit, unë iu kam dhënë një premtim atyre të rinjve, që do të punoj për pavarësinë e asaj strukture. Kryetari i PD ka aq kompetenca në FRPD, po aq sa kam unë që të thërras zgjedhjet e PD.

Ne do të mblidhemi në orën 18:00 të pasdites, ku nga sot do të përcaktojmë modalitetet e garës, dhe do të ketë një periudhë për anëtarësime, kandidime, jam i lumtur që ka një nukël në PD që ka pavarësinë e saj dhe ka lirinë e saj. Ne do të vijojmë të mbetemi organizata më e fortë dhe më e pavarur politike.

Dorëheqja ime ishte një gjë që duhej të vinte, vendimi im ishte tërësisht personal, ne kemi një statut që na ka bërë pjesë në disa prej organizatave më të rëndësishme rinore në botë”, u shpreh Këlliçi

Zjarr Tv Ad