Basha: Kampi i Manzës një batërdi, balta deri në gju

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike denoncoi nga Durrësi gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen banorët e pesë pallateve në Manëz, të cilët prej 6 ditësh flenë jashtë në çadra mes llucës dhe shiut. Basha tha se këta banorë duhet të sistemohen urgjentisht në shkolla ose kontenierë pasi mes tyre ka fëmijë të vegjël dhe të moshuar të sëmurë.

Basha: Në kampin e çadrave të ngritur në Manëz është një batërdi e vërtetë. Balta ka shkuar deri në gju, brenda ka nga foshnje një muajshe dhe fëmijë 1 apo 2 vjeç deri pleq 70-80-90 vjeç të sëmurë. Janë dy objekte shkollore që janë certifikuar jashtë rrezikut dhe nuk ka asnjë arsye pse familjet të qëndrojnë në llucë, janë familjet e pesë pallateve që u është vënë kryqi, të dëmtuara nga tërmeti.

Nata e 6 jashtë në shi, kur ishim aty filloi prapë shiu, që e bën të ftohtin dhe më të papërballueshëm.Nuk ka pse të jenë aty. Të merren dhe të çohen në shkolla, ose propozimi i dytë që ka ardhur nga ekspertët tanë të vendosen në kontenierë.Nuk mund të qëndrojnë në çadra. Prej ditës së dytë të emergjencës kam bërë thirrje që askush të mos qëndrojë në çadra. Një numër është sistemuar te të afërmit ose te strehimet e tjera.

Ankesa nga banorët ka edhe për shpërndarjen e ndihmave.

Basha: Pa ndihma, ankohen  për seleksionim. Dikush nuk merr asgjë dhe dikush shumë më shumë seç ka nevojë. Nuk jam në gjendje ti verifikoj, por ankesat janë masive. Nuk ka asnjë organizim.Tani më thanë se kanë marrë vesh që ka ardhur kryetari i opozitës dhe kanë nisur disa makina, por kjo nuk është mënyra për të punuar. Jam i revoltuar dhe shumë i shqetësuar me situatën që kam parë në Ishëm dhe Manëz dhe dje në Bubq dhe Durrës, lagjen 7. Duket se ka një paralizë totale.

Basha u ndal edhe te fshati Gjuricaj, ku sipas tij 90% e banesave janë kthyer në të pabanueshme nga tërmeti.

Basha: Kam katër orë në këtë zonë totalisht e harruar. Ju ftoj të shkoni deri në Ishëm.Kam parë dëme të jashtëzakonshme në shtëpitë e banorëve. Në Gjuricaj, në 90% të shtëpive nuk jetohet. Dëmet janë kudo, por në këtë zonë ka një harresë totale. 

Nuk ka shkuar askush ti shohë dhe ti japë një sqarim mund të rrinë apo nuk mund të rrinë aty. Në shumicën e rasteve nuk ka as çadra, në ato raste që u është dhënë një çadër, kanë qenë bashkëfshatarët e tyre që i kanë sjellë nga Italia apo një organizatë nga Kosova. Harresë dhe lënie totale në mëshirën e fatit të mijëra banorëve. Është gjendje shumë e rëndë, emergjencë totale.

Zjarr Tv Ad