Basha kërkon zgjedhje të parakohshme: Qeveria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike kërkon zgjedhje të parakohshme, njëjtë si në Maqedoninë e Veriut. Kreu i demokratëve Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga selia blu, deklaroi se qeveria shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë për dështimin e negociatave dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar.

Basha: Është koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar. Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur. Ne jemi një popull i talentuar, i mirëarsimuar dhe punëtor. Ne na duhet nje qeveri e re, një qeveri që con vendin përpara në procesin e integrimit europian, qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kushtet e BE janë udhrrefyesi yne per te dale nga kriza, per ndertuar nje Shqiperi demokratike me mundesi per qytetaret e saj.Me politikat e duhura ne mund dhe do të të sigurojmë mirëqenie dhe përparim drejt të ardhmes europiane.

Sipas Bashës, BE me 18 tetor refuzoi qeverinë Rama dhe jo Shqipërinë.

Basha: Vlerësim sipas meritës është qëndrimi i prerë i vendeve anëtare për vendet që duan ti bashkohen BE. Shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave. Për këtë u artikuluan disa kushte. Situata e rëndë ekonomike, mungesa e mundësive që vjen prej kapjes së institucioneve dhe pabarazisë para ligjit ka detyruar shqiptarët të largohen në numra rekord si azilkërkues. 

Krimi dhe korrupsioni janë shqetësim për vendet e Bashkimit Europian. Ndëshkimi i blerjes së e votes, funksionimi i gjykatave te larta te vendit, venia para drejtësisë e të inkriminuarve dhe korruptuarve në nivele të larta janë kërkesat e panegociueshme për hapjen e negociatave. Këto nuk janë probleme të Bashkimit Europian siç deklaron propaganda e drejtuar nga kryeministri aktual. Janë probleme të qeverisjes së tij.

Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është i Edi Ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qenë me i fortë se kurre nga Gjermania qe i tha Po Shqiperise dhe JO qeverise permes 9 kushteve qe duhen permbushur. Në Europë shkohet duke ndërtuar fillimisht standartet europiane në vendin tënd.

Zjarr Tv Ad