Basha “kokëfortë”: Asnjë hap pas, demokracinë nuk e japim!

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas letrës së pestë publike të kryeministrit Edi Rama, i cili e ftonte në dialog ka reaguar kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas, ndërsa thekon se beteja për demokracionë është misioni më i madh dhe fisnik, që nuk duhet dorëzuar.

Postimi i Bashës: 

Ne jemi Populli i Europës, ne jemi Populli i Lirisë, ne jemi Populli i Demokracisë. Ne jemi njerëz që besojmë në vlera, besojmë tek dinjiteti i njeriut, besojmë tek familja, besojmë tek atdheu.

Demokracinë nuk e japim, të drejtat dhe liritë tona nuk i dorëzojmë. Beteja për to është misioni më i madh dhe më fisnik i njeriut të lirë. Beteja me të keqen, po e çliron dhe fisnikëron shoqërisë dhe kombit tonë.

Forca jonë është bashkimi, forca jonë është qëndresa, forca jonë është përballja deri në fitoren e kësaj beteje për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa

 

Zjarr Tv Ad