Basha konfirmon deklaratën për Teatrin Kombëtar: Do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi me qytetarë të njësisë 9 në Tiranë ku tha se do t’i qëndrojë angazhimit të marrë pak kohë më parë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

“Teatri do të ndërtohet siç ishte aty ku ishte”,- tha Basha.

Më tej ai u shpreh se për kulturën dhe artin në tërësi ka një plan të detajuar.

Është trupi, është shpirti, është dhe mendja, e ti po flet për kulturën po flet për shpirtin. Ne për kulturën kemi një program për ti mbështetur artistët duke i dhënë një status të veçantë të gjithë atyre individëve që merren me art që merren me kulturë. Për të ndihmuar përmes disa masave, quhen defiskalizim që të gjithë edhe shteti, edhe sipërmarrja të sponsorizojnë artin e kulturën, po së pari shteti të bëjë detyrën e vet që buxheti për artin dhe kulturën të shkojë drejt normave europiane, të paktën të shkojë tek normat e rajonit, se jemi shumë më poshtë. Për teatrin ajo firmë që kam hedhur asaj do ti qëndroj”,- u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad