Basha kthehet nga Vjena me urgjencë, mbledh Kryesinë e PD

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas protestës së opozitës para Parlamentit dhe dorëzimit të mandateve zyrtarisht, kreu i PD Lulzim Basha është nisur sot në Vjenë, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë atje.

vetëm disa orë, pasi mësohet se kryedemokrati do kthehet sot në Tiranë dhe do mbledhë Kryesinë e PD.  Pas takimeve me drejtuesit e disa institucioneve ndërkombëtare, me disa senatorë dhe anëtarë të Kongresit amerikan, me përfaqësues të grupit të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE, Lulzim Basha ka marrë rrugën e kthimit për në Tiranë.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë pritet të diskutohen hapat që do të ndërmarrë forca më e madhe e opozitës për vazhdimin e protestës.

Dje, pas protestës para parlamentit, deputetët e opozitës dorëzuan zyrtarisht dorëheqjen nga mandati, me qëllim krijimin e një krize institucionale që do të detyrojë kryeministrin Rama të japë dorëheqjen dhe pranimin e krijimit të një qeverie tranzitore.

Zjarr Tv Ad