Basha kundër qeverisë: Nënvlerëson jetët e qytetarëve, fsheh numrin e viktimave

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar ditën e sotme qeverinë për keqmenaxhimin e situatës me pandeminë.

Basha ështe shprehur ndër të tjera se qeveria kërkon të krijojë një konflikt mes mjekëve dhe qytetarëve. Ai gjithashtu theksoi se në vend janë shënuar 6000 viktima më shumë në vitin 2020 sesa në vitin 2019, shifra këto që sipas tij lidhen me situatën pandemike.

Kreu i PD-së e akuzon qeverinë se po fsheh numrin e vërtetë të personave qe humbin jeten, duke shtuar se prioriteti absolut i qeverisë është propaganda dhe fshehja e fakteve.

“Kemi arritur në pikën më të keqe të pandemisë. Numri i personave qe humbin jeten eshte shumë më i lart se sa deklarohet.Informacioni i publikuar prej meje u vërtetua nga vetë statistikat e qeverisë. Mbi 6 mijë qytetarë kanë humbur jetën më shumë se një vit më parë.Numri i testimeve mbetet i ulët. Asnjë informacion mbi numrin e testimeve që bën ISHP dhe privati. Vetëm Shqipëria nuk jep informacion zyrtar nëse ka mutacione. Prioriteti absolut i qeverisë, propaganda dhe fshehja e fakteve.

Zjarr Tv Ad