Basha: Kush e meriton do largohet nga politika, qoftë demokrat a socialist

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkëputur një fragment gjatë fjalës së tij për mediat ditën e sotme.

Në videon e publikuar kryedemokrati shprehet se kushdo që e meriton të largohet nga politika, duhet të largohet dhe nuk ka rëndësi a është demokrat, socialist apo i ndonjë partie tjetër.

Ndër të tjera Basha tha se çdo alibi nxjerr zbuluar qëllimin e tranzicionit për ta mbajtur peng Shqipërinë dhe se nuk ka masakër zgjedhorë që të heqë PD nga misioni i zhvillimit.

“I lind detyrimi që të dalin haptas para shqiptarëve. Duke pranuar këto propozime i mbyllim derën tranzicionit me vetëdijen se kushdo që meriton të largohet nga politika duhet të largohet nga politika, nuk ka rëndësi demokrat, socialist apo të ndonjë partie tjetër.

Çdo alibi vetëm sa nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng të një klase të ndryshkur dhe të dalë nga vetja. Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase. Nuk ka masakër zgjedhore të na heqë ne nga misioni i zhvillimit. Ndryshimi do bëhet me çdo kosto”, është shprehur Basha gjatë fjalës së tij.

Zjarr Tv Ad