Basha: Ky vend është mbajtur tepër gjatë peng, largimi i Ramës i panegociueshëm

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky vend është mbajtur gjatë peng. Kështu u shpreh Lulzim Basha gjatë fjalës së tij para protestuesve.

Sipas kreut të PD-së, largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm.

“Kush ka veshë ta dëgjojë, kush nuk di anglisht tja përkthejë: largimi i Ramës është i panegociueshëm. Rama ik.

Ky vend është mbajtur tepër gjatë peng, nga një njeri që për karriken e tij bëri pakt me krimin. Solli krimin në parlament. Ky vend është mbajtur gjatë peng nga një njeri i vetëm që kanalizoi Shqipërinë dhe e mbushi parlamentin dhe zyrat e shtetit me trafikantë dhe zuzarë. Ai fali të gjitha pasuritë publike një grupi oligarkësh, ndërkohë që 1 në 10 shqiptarë nuk ushqehet dot më shumë se një herë në ditë.

Koha kur një njeri i vetëm mban peng shqiptarët ka marrë fund. Rama ik”, deklaroi Basha.

Zjarr Tv Ad