Basha: Largimi i Shkullakut dhe Lelës, ditë e zezë për median

0
844
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, reagon lidhur me largimet e dy drejtuesve të mediave nga pozicioni i tyre ida vjeçar.

Basha thotë se dje ishte një ditë e zezë për median, lirinë dhe demokracinë.

“Largimi i dy drejtuesve, Armand Shkullaku nga ‘ABC news’ dhe Alfred Lela nga gazeta ‘Mapo, është një lajm i keq për vendin, është një hap më shume drejt zaptimit të medias nga një regjim i korruptuar e kriminal. Armand Shullaku dhe Alfred Lela nuk kanë nevojë për vlerësimin tim, sepse ata i kanë vlerësuar dhe respektuar qindra mijëra shqiptarë në shumë vite kontribut publik. Ata nuk kanë nevojë as për mbrojtjen time, sepse puna, talenti dhe aftësia e tyre janë mbrojtje ndaj çdo lloj regjimi”, shkruan Basha në profilin e tij në Facebook.

Më tej shton se largimi i tyre, vetëm për t’i vënë këto media në shërbim të plotë ndaj qeverisë është lajm i keq për të gjithë.

Sipas tij, është lajm i keq sepse kur politika, interesat e biznesit dhe media bëhen bashkë, ditë të vështira vijnë për një vend dhe popull dhe se kjo ditë ka ardhur për Shqipërinë.

Basha shprehet se ata janë bërë bashkë për të ruajtur pushtetin dhe paranë dhe se e keqja është bërë bashkë, kundër qytetarëve.

Kreu i opozitës thotë më tej se tani është koha që qytetarët të bëhen bashkë kundër tyre.

“Ne nuk do t’ia dorëzojmë vendin sunduesve që pas fasadave dhe mashtrimeve mediatike po vjedhin dhe po vrasin një vend dhe një popull”, thotë në mbyllje Lulzim Basha.

Zjarr Tv Ad