Basha mbërrin me 5 orë vonesë në Kuvend, Tabaku i kishte zënë karrigen me xhaketë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur me pothuajse 5 orë vonesë në Kuvend, në një kohë që shumica e deputetëve janë larguar prej aty për pushimin e drekës.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, Basha ka takuar disa prej deputetëve mbështetës të tij, ndërkohë që karrigen ia kishte zënë xhaketa e Jorida Tabakut.

Kjo e fundit përshëndeti përzemërsisht Bashën, i cili që pas dorëheqjes nga kreu i PD-së, është shfaqur gjithnjë e më rrallë në sallën e Kuvendit.

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, fillimisht palët u përfshinë në debate të forta sa i takon kërkesës së deputetëve të Rithemelimit, për të votuar një rezolutë që dënon krimet serbe në Bosnje.

Zjarr Tv Ad