Basha mbërrin në selinë e PD, shoqërohet nga bashkëshortja

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim  Basha ka mbërritur në selinë e PD rreth 1 orë para nisjes së protestës para godinës së kryeministrisë. Mësohet se kryedomokrati ka mbërritur në seli së bashku me bashkëshorten e tij.

Pas koordinimit në seli me anëtarët e tjerë të PD, Basha pritet të dalë nga selia dhe t’i bashkohet protestuesve.

Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe është e dyta pas protestës së 16 shkurtit para kryeministrisë, ku nuk munguan incidentet.

Opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet e deputetit dhe thotë se nuk do ndalet deri në largimin e Edi Ramës.

Në terren do të angazhohen 1600 efektivë. Për të shmangur dëmtimin e godinës së Kryeministrisë si dhe hyrjen e protestuesve brenda, godina e Kryeministrisë është veshur me llamarina në ambientet e jashtme.

Zjarr Tv Ad