Basha mbledh Kryesinë: Më 13 prill do të jemi më shumë

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Lulzim Basha, siç kaishte paralajmëruar, ka zhvilluar sot një takim me Kryesinë e Partisë Demokratike.

Basha në fjalën e tij në selinë blu tha se për protestën e 13 prillit, duhet një organizim më kapilar, ndërsa shtoi se pjesëmarrja do të jetë edhe më e madhe, pasi situata është në favor të opozitës së bashkuar.

“Për protestën e 13 Prillit duhet një organizim kapilar për ta pasur pjesëmarrjen edhe më të madhe se dy protestat e tjera kombëtare. Kemi të gjithë situatën në favor. Ne jemi de fakto shumicë. Që pas djegies së mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj. Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kërkesa jonë mbetet e pandryshueshme. Largimi i Edi Ramës dhe qeveria tranzitore. Të shpjegojmë kudo në çdo takim që ne jemi shumicë dhe duhet ta tregojmë këtë”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad