“Basha me katër vila te Gjiri i Lalzit” Veliaj fiton gjyqin e rradhës

0
211
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka fituar përfundimisht betejën gjyqësore, edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit, kundrejt kunatit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, Erion Isufi.

Ky i fundit e kishte paditur Veliajn më shumë se një vit më parë për shpifje, për pronësinë e 4 vilave në resortet luksoze në Gjirin e Lalzit dhe në Long Hills në Tiranë.

Pas fitoreve me Grida Dumën dhe Jorida Tabakun për shpifje në gjykatë, Veliaj ka fituar edhe gjyqin e radhës me kunatin e Bashës në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pasi nuk arriti të provonte dot se deklaratat e një viti më parë të Veliajt, se Lulzim Basha zotëron 4 vila dhe kishte aplikuar në bashki për vilën e 5-të, ishin të pavërteta.

Ky vendim i Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila njësoj si SPAK hodhi poshtë pretendimet e kunatit të Bashës, në fakt, vërteton indirekt se deklaratat e Veliajt ishin të sakta dhe se vilat në fjalë ekzistojnë.

Zjarr Tv Ad