Basha, me një mesazh të ri qytetarëve: Nesër në orën 20:00, të bashkohemi të gjithë në Tiranë!

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u ka shpalosur sot një mesazh të ri, me video, qytetarëve shqiptarë, të cilëve u ka drejtuar thirrjen për t’u bashkuar të hënën të gjithë bashkë në një protestë kombëtare me një motiv më shumë.

Basha shkruan në Fb së bashku me mesazhin që shfaq videoja kushtuar kësaj proteste:

“Nesër më 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për “Shqipëria si Europa”! Asnjë hap pas! Rama ik!”

Videomesazhi i mëposhtëm, i publikuar sot, u kushtohet në veçanti familjeve shqiptare.

 

 

Zjarr Tv Ad