Basha me studentët në Shkodër: Fondet e mbështetjes janë! Rama na kopjon

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një takim me studentit të Shkodrës, tha se fondet për mbështetjen e tyre janë, por mungon vullneti.

 

Kryedemokrati e cilësoi ligjin si rrënjën e së keqes, që ka zaptuar universitetet, rrënjën e të keqes nga e cila po vuajnë studentët shqiptarë.

“Me këtë ligj korruptiv nuk bëhet gjë tjetër veçse thellohet politika e vetme e Edi Ramës, merri shumicës, jepi pakicës. Në këtë rast vjedhja bëhet edhe më e dhimbshme, sepse tarifa për bachelor dhe master në Shqipëri, është më i larti në Europë. Cilësia është me dobëta në Europë, nga më e dobëta në botë. Jeta universitare kontrollohet nga një grushti njerëzish për interesa politike dhe korruptive financiare. Ne duhet të nisim tani punën për hartimin e një ligji të arsimit të lartë, të standardeve dhe parimeve evropiane në bashkëpunim me studentët dhe pedagogët”, tha ndër të tjera Basha.

Sipas tij për 10 mijë studentë në vit do të hapen stazhe një vjeçare me rrogë 300 mijë lekë të vjetra në muaj.

Në këtë linjë kreu i PD, tha se Edi Rama kopjon demokratët lidhur me stazhet për studentët.

Basha deklaroi se nga takimet që pati sot në Shkodër kuptoi se njerëzve ju ka vajtur ku nuk mban më, ndaj shtoi se për këtë arsye është thirrur protesta e 16 shkurtit.

“Shembja e këtij modeli është detyra e çdo shqiptari që do veten e vetë dhe familjen e vetë. Ndaj ftesa ime për rininë shkodrane është ‘ejani në protestë në 16 shkurt’”, u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad