Basha me studentët, prezanton platformën e PD-së për përzgjedhjen e kandidatëve

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me studentët u shpreh se, projekti për të djegur mandatet, është shumë më i thellë se sa thjeshtë largimi i kësaj qeverie dhe ndryshimi i kësaj qeverie.

“Projekti që kemi nisur së bashku dhe kemi djegur mandatet, është shumë më i thellë se sa thjeshtë largimi i kësaj qeverie dhe ndryshimi i kësaj qeverie. Është një projekt kombëtar për të ndërtuar së bashku një Shqipëri të vlerave europiane. Për këtë duhen edhe ndryshime të thella në sistem”, – tha Basha dhe shtoi:

“Përshembull, ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët jo thjeshtë të vendosin për siglën e partisë, por të vendosin se kë preferojnë nga lista e deputetëve, për një parlament i cili të ketë deputetë që më të vërtetë që e lidhin fatin e tyre me qytetarët.

Në këtë mënyrë, një parlament i tillë është garanci që edhe qeveria do ti shërbejë interesave të qytetarëve, sepse është parlamenti ai që e mban përgjegjës qeverinë në demokraci. Nëqoftëse Parlamenti thotë: jo, nuk e prish dot Teatrin, nuk do i thotë një i çmendur apo një kryehajdut që: unë do ta prish se do të ndërtoj kulla.

Nëqoftëse parlamenti thotë; jo, nuk ndërton dot me paratë e shqiptarëve inceneratorë për të helmuar fëmijët e shqiptarëve, nuk ka kryeministër të thotë: po do ta bëj! Na duhet pra një parlament përfaqësues i qytetarëve”, u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad