Basha me zv/Presidentin e KE: Brenda 100 ditëve nisim negociatat me BE…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë online më zv/Presidentin e Komisionit Europian, njëkohësisht Komisioner për Mënyrën Europiane të jetesës, Margaritis Schinas. Gjatë fjaës së tij, kreu i opozitës ka theksuar se “pa integrimin europian të Shqipërisë nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë standardet e jetesës” teksa vlerësoi se arritjet kryesore për Shqipërinë janë shënuar, duke punuar së bashku me partnerët.

Gjithashtu, Basha shprehu bindjen se ai dhe ekipi i tij, janë në gjendje ta realizojnë anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian.nPo ashtu kreu i PD-së, theksoi se integrim në BE do të thotë ndihmë për ekonominë që të dalë nga kriza, rritje pagash dhe investime publike. Më tej Basha u shpreh“brenda 100 ditëve të para të qeverisë sime ta bëjmë të mundur hapjen e negociatave.”

Temë e bisedës, ishte edhe pandemia dhe çështja e vaksinimit. Basha e konsideroi përparësi kryesore transparencën dhe bashkëpunimin me BE për të sjellë në Shqipëri vaksina të certifikuara nga unioni. Gjatë bisedës, Basha u ndal edhe te programi  PD për të rinjtë. Ai tha se të rinjtë shqiptarë do të trajnohen në teknologji dhe profesione të tjera që të sigurojnë paga të larta nga investimet europiane që do të vijnë dhe do të hapin vende të reja pune të mirëpaguara. Ai u shpreh se Shqipëria ka “nevojë për ndihmën tuaj, kemi nevojë për udhëzimin tuaj dhe unë mund t’ju siguroj që kemi ekipin më të mirë së bashku, kemi një projekt dhe vizion shumë të qartë”. 8 vitet në vendnumëro, nënvizoi Basha, e kanë lënë Shqipërinë pas çdo vendi në rajon, prandaj nuk duhet të humbasim më shumë kohë. Komisioneri Schinas, nga ana e tij vlerësoi si krejtësisht të mundur hapjen e negociatave, pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Ju personalisht si ish-Ministër i Brendshëm, keni shumë arsye për t’u krenuar me atë që është bërë tashmë dhe natyrisht ky liberalizim i vizave nuk është një gjë e lehtë dhe nuk ishte e sigurtë. Ju e dini sa komplekse ishte dhe këshilla ime është të mos tregoheni shumë modestë në lidhje me të. Kjo është diçka që ju, si udhëheqës dhe si individ, duhet ta tregoni më shumë, si diçka në politikë që ka ndryshuar gjërat për mirë”, tha ai.

Ndërsa, kru i PD-së Basha nënvizoi angazhimin e tij, për të kthyer normalitetin në kulturën politike shqiptare. Këto zgjedhje,-u shpreh ai,-kanë të bëjnë më njerëzit, të ardhmen e tyre. Prandaj është e domosdoshme që të shkojmë tek njerëzit me propozime realiste.

“Ne propozojmë një taksë të sheshtë prej 9%, barazinë para ligjit ku të gjithë trajtohen njësoj dhe jo ku një pjesë e njerëzve po gllabërojnë buxhetin, pronat , pasuritë publike të vendit dhe të gjithë të tjerët vuajnë. Këto zgjedhje kanë të bëjnë me ecjen përpara drejt të ardhmes në BE ose për të vazhduar qëndrimin në vendnumëro si ne këto tetë vjet. Por ato duhet të jenë të lira dhe të ndershëm siç kanë nënvizuar dhe vazhdojnë të nënvizojnë çdo ditë komisioni dhe këshilli dhe partnerët tanë strategjikë të SHBA”, përfundoi Basha.

 

Zjarr Tv Ad