Basha mesazh për Angela Merkel: Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Twitter pas daljes në pension të kancelares Angela Merkel ku e falënderon për angazhimin e saj në Kosovë dhe Shqipëri.

Basha shkruan se shqiptarët do të jenë përjetësisht mirënjohës për vëmendjen e saj ndaj tyre. Postimin e tij e mbyll duke i uruar suksese të mëtejshme në jetë dhe angazhimet e saj.

Postimi i plotë:
Falemnderit Angela Merkel!

Lidershipi juaj, në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues.
Angazhimi juaj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta.
Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj.
Gjithë të mirat në jetën tuaj dhe suksese në angazhimet e ardhshme.
(faxweb.al)

Zjarr Tv Ad