Basha mesazh pseudo-intelektualëve: Rrini hani në oturakët e Edi Ramës!

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha i është bashkuar qytetarëve para drejtorisë së Policisë së Tiranës, që protestojnë për lirimin e të arrestuarve mbrëmjen e djeshme.

Basha theksoi se junta e krimit të Edi Ramës i ka orët e numëruara.

Basha: Pak orë më parë e gjithë qendra e Tiranës u mbush nga doza luftarake të gazit helmues që ishte akti kriminal me të cilin, kjo juntë krimianle i përgjigjet aspiratës së shqiptarëve të bashkuar për liri dhe demokraci. Populli nuk ndalet e kanë të kot. Opozita nuk ndalet. Javë pas jave, që nga dita kur Rama e mori pushtetin me bandat e krimit është asgjësuar çdo institucion. Në ato karrige ulen figurina që janë zgjedhur nga krimi dhe jo vota e lirë e shqiptarëve. Ata përfaqësojnë llumin e këtij vendi. 

Nga Parlamenti i krimit ka dalë një qeveri e krimit. E gjithë Shqipëria është e bashkuar kundër një grupi kriminelësh. Junta e krimit i ka orët e numëruara. Maduro i Ballkanit i ka orët e numëruara.

Basha riktheu vëmendjen edhe nga helmimi i studentëve të PPE që ditën e djeshme ishin në Tiranë dhe disa prej tyre përfunduan në spital. Ai theksoi se për ta si dhe shumë të helmuar të tjerë do të mbahet përgjegjësi.

Ndërsa ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së nesërme të opozitës në orën 18:30, Basha përjashtoi nga protesta ata që a ii ka quajtur pseudo-intelektualët.

Basha: Dhunuan dje edhe të rinjtë e ardhur nga BE. I helmuan me gaz sepse ishin në krahun tonë. Për këtë përgjigjia nuk do të mungojë. Junta i ka orët e numëruara. Populli shqiptar nuk ndalet. Cdo ditë beteja do të vazhdojë e fuqishme, në cdo rrugë, cdo natë. Ju bëj thirrje të gjithve ti bashkoheni protestës. 

Pseudo intelektualët nuk kanë vend në protestën tonë. Ata le të rrinë të hanë në oturakët e Edi Ramës. Kjo është një betejë jo vetëm sasiore, por edhe cilësore. Ne jemi mazhoranca e vlerave.

Nesër në 18:30 të gjithë sëbashku këtu në këtë shesh për të mposhtur këtë juntë. 

Zjarr Tv Ad