Basha: Meta na njohu me prova tronditëse

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka treguar për mediat se për çfarë u diskutua në takimin që ai dhe krerët e partive aleate opozitare patën sot me Presidentin e Republikës.

Basha tha: “Gjatë takimit me Presidentin Meta u njohën me provat tronditëse të asaj që e kemi ditur dhe thënë edhe më përpara, të ndërhyrjes flagrante të Kryeministrit të vendit në procesin e Reformës Zgjedhore dhe konkretisht, në procesin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Këto prova dhe fakte tronditëse vërtetojnë se qëllimi i vetëm i këtij kryeministri dhe kësaj qeverie është jo zbatimi i Reformës në Drejtësi, por kapja e institucioneve të drejtësisë dhe në veçanti, kapja e Gjykatës Kushtetuese.

PD dhe aleatët tanë e kanë konsideruar prej fillimit këtë një grusht kushtetuese, por përtej kësaj edhe një provë më shumë se me këtë qeveri, Reforma në Drejtësi është e rrezikuar; drejtësia e pavarur që nuk mbron, por ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, mbetet një iluzion.

E kemi parë këtë në rastin e Saimir Tahirit, në rastin e hetimeve të ndaluara dhe të sabotuara për manipulimin e procesit zgjedhor në dosjen 184 dhe në dosjen 339; e kemi parë në rastin e varrosjes së aferave të tmerrshme korruptive të kësaj qeverie.

PD dhe aleatët qëndrojnë për një reformë sipas Kushtetutës jo sipas planeve, anktheve, problemeve korruptive të qeverisë,” nënvizoi Basha.

Zjarr Tv Ad