“Foltora i është mbivendosur aksionit më të madh politik që ka ndërmarrë PD”- është ky qëndrimi i kreut të opozitës Lulzim Basha lidhur me foltoren e nisur nga ish kryeministri Sali Berisha.
Në intervistën ekskluzive për News24, Basha ndan bisedën e me një demokrat të vjetër, kur thotë se që ta njohësh Sali Berishën duhet ta kesh atë përballë.
Pse keni zgjedhur këtë strategji? A ju shqetësojnë përmasat e procesit politik “foltorja” në cdo nivel, duke filluar nga anëtarë të grupit tuaj parlamentar, disa prej figurave historike të partisë dhe ish-drejtues lokalë në rrethe?
A jam unë i shqetësuar, për PD? Jam shumë i shqetësuar për PD.
Jam shumë i shqetësuar për demokratët dhe koha do ta provojë se pse aktet dhe veprimet e mia përfshi qëndrimet e mia të këtyre dy muajve kanë qenë pikërisht për interesin më të mirë të demokratëve dhe të PD.
Më kanë akuzuar dhe vijojnë të më akuzojnë se një nga të metat e mia qenka se jam shumë i arsyeshëm.
Sigurisht jam shumë i arsyeshëm.
Ky është prioriteti kryesor i PD i demokratëve dhe i imi si kryetar i saj.
Sigurisht që ka bërë edhe një zgjedhje për të mos hapur një front të dytë me luftën brenda llojit sic bëri Berisha.
Nuk mund mos ta them që ka patur edhe një arsye vetjake.
Unë kam patur një marrëdhënie të ngushtë me Sali Berishën dhe duhet ta them se jam stepur nga sulmet që ka hedhur.
Por sic më ka thënë një demokrat i vjetër ‘ që ta njohësh plotësisht Sali Berishën duhet ta kesh përballë.
Sot nuk e kam më.
Sa i përket foltores.
Ka rrëke të ndryshme njerëzish.