Basha ndjehet i keqardhur nga BERISHA: Dhimbja më është dyfishuar sot pas deklaratave të doktorit

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deklaratat e forta të Sali Berishës në drejtim të kryedemokratit Lulzim Basha nuk janë pritur aspak mirë nga ky i fundit.

Në një deklaratë për mediat pasi ka dalë nga Kuvendi, Basha u shpreh se ndjehet i keqardhur për vendimin që mori ditën e djeshme, por dhimbja i është dyfishuar pas fjalëve të Berishës mëngjesin e sotëm.

“Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e doktor Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur ditën e djeshme. Dhimbja është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të fokusohemi të armiku më i madh i shqiptarëve, që është regjimi i Edi Ramës.

Shpreh keqardhjen që tezat e kundërshtarit të shqiptarëve, Edi Ramës, sot i kam dëgjuar të artikuluara nga goja e një personi, vlerësimin për të cilin e kam shprehur dje dhe e kam edhe sot”, u shpreh Basha.

Ka një pazar mes jush dhe Edi Ramës?

Basha: Edhe njëherë shpreh keqardhjen e thellë që sot i kam dëgjuar të artikuluara nga goja e një njeriu që i kam vlerësuar kontributin në daljen time të djeshme. PD është e bashkuar t’i prijë kësaj beteje.

Zjarr Tv Ad