Kryedemokrati Lulzim Basha paraditen e kësaj të shtune, u ndal në një takim me banorët dhe e Ballshit.
Basha bashkëbisedoi me një naftëtar i cili ka udhëtuar 140 kilometër nga Ballshi në Tiranë në këmbë për të kërkuar të drejtën e tij, duke thënë se Edi Rama erdhi dhe gënjeu 1 mijë punëtorë dhe u tha, do t’ju jap lekët dhe nuk u ka dhënë asnjë qindarkë.
Sipas tij, rrugët politike kanë mbaruar dhe se tani është në dorën e popullit.
Në fjalën e mbajtur para banorëve, Basha tha se Edi Rama i ka lënë në harresë, dhe se kjo lexohet e kuptohet sapo i takon.
“Rrugët politike kanë mbaruar, në datë 16 merreni në dorë fatet tuaja. Lulzim Basha nuk ka më asnjë mjet politik.
Duhet të kemi një qeveri kalimtare, që të përgatisë një proces të lirë zgjedhor, që të jeni ju që të vendosni se kush duhet ta qeverisë këtë vend. Ne i kemi zgjidhjet” tha Basha. Njëri nga qytetarët ka ngritur shqetësimin e naftëtarëve dhe miratimin e statusit, ndërsa Basha premtoi se kur PD-ja të vijë në pushtet gjendja do të ndryshojë.
Një tjetër qytetar i kërkoi Bashës që të rrisë rrogat e policëve nëse vjen në pushtet, ndërsa kryedemorkati u përgjigj ‘policia duhet të bëjë punën njëherë pastaj të rrisim rrogën’. Në datë 16 shkurt opozita u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën para Kryeministrisë.